minitar

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
minitar

minitar


    Thaçi: Morëm mbështetje të fuqishme nga Estonia

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Thaçi: Morëm mbështetje të fuqishme nga Estonia Empty Thaçi: Morëm mbështetje të fuqishme nga Estonia

    Mesazh  Admin Thu Mar 18, 2010 10:00 pm

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer të enjten nga vizita zyrtare në Estoni. Në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Thaçi tha se çështjet kryesore për të cilat ka diskutuar me homologun estonez kanë qenë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe përvojat e Estonisë në qeverisjen elektronike, standardizimi në shërbimin kadastral, në sektorin e bujqësisë dhe reformimit në edukim.

    Kryeministri Thaçi e vlerësoi shumë të suksesshme vizitën në Republikën e Estonisë. “Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë si një shtet që ka njohur Kosovën që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë. Tani po ndërtojmë raporte ndërshtetërore por edhe të miqësisë “ ka thënë Thaçi duke shtuar se Republika e Kosovës ka fituar një mbështetje të fuqishme nga Estonia në drejtim të integrimit në NATO dhe në BE.

    Kryeministri Thaçi pohoi se kryeministri i Estonisë së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 11:34 pm