minitar

minitar


    Abete premton hetim të Calciopolit

    Share
    avatar
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Abete premton hetim të Calciopolit

    Mesazh  Admin prej Thu Apr 08, 2010 6:24 pm

    Abete premton hetim të Calciopolit






    Kryetari i federatës italiane të futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka premtuar se do të marrë parasysh faktet e fundit të ofruara në lidhje me skandalin më të madh në futbollin italian dhe se do të shqyrtojë rihapjen e gjyqit.

    “Ne natyrisht se do të flasim për këtë, pa kurrfarë dyshimi, pasi që ky është roli im si president”, tha Abete për Il Corriere dello Sport.

    Ndërsa presidenti i shoqatës italiane të futbollistëve (AIC), Sergio Campana, thotë se nuk do të ketë rihetim të Calciopolit.

    “Asgjë nuk është rihapur. Calciopoli i ri? Ju lutem…”, i tha ai shtypit.

    Kështu, sipas pohimeve të fundit, federata italiane është duke e menduar mundësinë e rihapjes së gjyqit të Calciopolit pas dëshmive të reja të ofruara në gjykatën e Napolit, për telefonatat e Massimo Morattit me dizejnatorin e Calciopolit, Paolo Bergamo, që atëherë ishte kreu i gjyqtarëve italian

      Ora është Sat Nov 17, 2018 3:05 am