minitar

minitar


    Leverkusen jashtë garës për titull

    Share
    avatar
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Leverkusen jashtë garës për titull

    Mesazh  Admin prej Sat Apr 17, 2010 6:34 pm

    Leverkusen jashtë garës për titull




    Bayer Leverkusen ka luajtur me në lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshje dhe është mposhtur me rezultat 2-1 në fushë të Stuttgart duke mbetur kështu jashtë garës për titullin e Bundesligës.

    Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Stefan Kiessling (13’), por pësuan një goditje kur pas gjashtë minutash tjera mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të mesfushorit zviceran Tranquillo Barnetta.

    Vendasit arritën ta shfrytëzojnë më së miri epërsinë numerike duke shënuar dy herë, me të dyja rastet me anë të Cacau. Braziliani me nënshtetësi gjermane së pari barazoi në pjesën e parë (29’) ndërsa i dha fitoren Sttutgartit me një gol të vonshëm të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Humbja e zbret Bayer Leverkusen në pozitën e katërt dhe e nxjerr jashtë garës për titullin e Bundesligës. Leverkusen tash gjendet shtatë pikë prapa liderit Schalke me vetme dhe tre ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

      Ora është Sat Nov 17, 2018 3:04 am