minitar

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
minitar

minitar


    Guardiola: Kjo është java vendimtare e sezonit

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Guardiola: Kjo është java vendimtare e sezonit Empty Guardiola: Kjo është java vendimtare e sezonit

    Mesazh  Admin Sat Apr 24, 2010 11:41 am

    Guardiola: Kjo është java vendimtare e sezonit F.0424104745105_m

    Pep Guardiola ua ka tërhequr vëmendjen lojtarëve të tij që të jenë të kujdesshëm në javën vendimtare të këtij sezoni, në ndeshjet që ai i quan sfidat kryesore të sezonit.

    “Kjo javë do të vendosë gjithçka. Nuk brengosem për më tutje sepse varemi nga vetvetja dhe nuk pres të kemi rënie të formës. Xerez është i pamposhtur në tre ndeshjet e fundit dhe ata po luftojnë për mbijetesë. Ne do të duhet ta marrim këtë takim me seriozitet”, theksoi Guardiola rreth takimit të sotëm ndaj Xerezit.

    Barcelona ka një ndeshje edhe më të vështirë të mërkurën, pasi pret Interin në supersfidën kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou dhe Guardiola thotë se kualifikimi në finale do të jetë mision i vështirë.

    “Ne jemi të përgatitur, por do të jetë e vështirë ta zhbllokojmë atë rezultat. Ne do të provojmë ta rikthejmë rezultatin. Na duhet fuqi mentale dhe ne e dimë se duhet të punojmë shumë për t’u kualifikuar”, përfundoi Guardiola.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 1:20 pm