minitar

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
minitar

minitar


    Interi kthen kreun

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Interi kthen kreun Empty Interi kthen kreun

    Mesazh  Admin Sat Apr 17, 2010 10:45 am

    Interi kthen kreun

    Interi kthen kreun F.0416225412226_m


    Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Juventusit në Derby d’Italia, që u zhvillua të premten mbrëma në Giuseppe Meazza.

    Të dyja skuadrat kishin nevojë për pikë maksimale, duke qenë se zikaltrit janë në garë për titull, ndërsa bardhezinjtë luftojnë për pozitën e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.

    Juventusi e filloi më mirë takimin duke pasur iniciativën në minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që Interi dalëngadalë baraspeshoi lojën.

    Në minutën e 37-të, Momo Sissoko ia vështirësoi punët ekipit të tij, pasi që u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Zaccheroni ‘sakrifikoi’ Del Pieron për të inkuadruar Christian Poulsenin në mesfushë (41’).

    Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të mbahet me një lojtar më pak, përkundër dominimit të Interit në fushë. Vlen të përmendet një rast i mirë i Samuel Eto’o dhe dy raste të Diego Militos, të cilët nuk u treguan konkretë.

    Qëndrimi i mysafirëve zgjati deri në minutën e 75-të, kur Douglas Maicon me një goditje të bukur mposhti portierin Buffon, për t’i dhënë avantazh kampionit në fuqi.

    Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Mario Balotelli goditi transversalen pas një gjuajtje të lirë, ndërsa nga ana tjetër goditjen e Diegos e mbrojti portieri Cesar (88’).

    Në minutat shtesë të takimit (90’+2), pas një kombinimi ndërmjet Militos e Balotellit, topi arriti te kamerunasi Eto’o, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar prej 2-0.

    Pas kësaj fitoreje, Interi rikthen kreun me dy pikë më shumë se Roma, që të dielën zhvillon derbin e kryeqytetit kundër Lazios.

    Ndërkohë, nëse Palermo e Sampdoria shënojnë fitore në ndeshjet e tyre respektive, atëherë Zonja e Vjetër mund të përshëndetet me Ligën e Kampionëve, duke qenë se kanë mbetur edhe katër xhiro pa u zhvilluar, kurse Juve do të mbetej gjashtë pikë prapa pozitës së katërt

      Ora është Sat Apr 27, 2024 6:22 pm