minitar

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
minitar

minitar


    Scholes mban Unitedin në garë për titull

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Scholes mban Unitedin në garë për titull Empty Scholes mban Unitedin në garë për titull

    Mesazh  Admin Sat Apr 17, 2010 4:54 pm

    Scholes mban Unitedin në garë për titull

    Scholes mban Unitedin në garë për titull F.0417154814626_m


    Veterani Paul Scholes ka shënuar një gol të vonshëm për t’i dhënë fitoren 1-0 Manchester United në derbin përballë rivalit lokal Manchester City dhe për të mbajtur djajtë e kuq në garën për titullin e Ligës Premier.

    Vendasit e filluan ndeshjen më me intensitet, por nuk arritën të gjejnë rrjetën kundërshtare. Carlos Tevez pati një rast të mirë nga goditja e lirë, por goditja e tij u ndalua nga në kënd nga portieri Edvin van der Sar (9’). Në anën tjetër as United nuk arriti të gjejë portën me Rooney dhe Giggs që patën raste të mira shënimi në fund të pjesës së parë.

    Edhe pjesa e dytë pati mjaft raste me Tevez, Craig Bellamy dhe Gareth Berry që dështuan për Cityn. Patrick Vieira po ashtu pati një rast në minutat e fundit, por nuk arriti të shfrytëzojë rrëmujën e shënuar para portës së Van der Sar.

    Pas edhe disa rastesh të lëshuara nga djajtë e kuq, nga Nani dhe Giggs, momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e fundit shtesë të takimit. Pas një harkimi të Evra nga e majta Scholes u gjend i vetmuar për të dërguar topin me kokë në rrjetën e portierit Shay Given.

    Fitorja e mban Manchesterin në garë për titull me 76 pikë, vetëm një prapa Chelseat që më vonë udhëton te Tottenhami.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 1:55 pm