minitar

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
minitar

minitar


    Ronaldo: Messi nuk do shënojë në ‘el Classico’

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Ronaldo: Messi nuk do shënojë në ‘el Classico’ Empty Ronaldo: Messi nuk do shënojë në ‘el Classico’

    Mesazh  Admin Thu Apr 08, 2010 6:15 pm

    Ronaldo: Messi nuk do shënojë në ‘el Classico’


    Ronaldo: Messi nuk do shënojë në ‘el Classico’ F.0408171804600_m



    Cristiano Ronaldo ka vazhduar me deklaratat retorike para ‘el Classicos’, duke thënë në një konferencë për shtyp se Barcelona është ekip më i kompletuar, por se Messi do ta ketë të vështirë të përsëris atë që bëri ndaj Arsenalit.

    “Lojtari më i mirë në botë? Hmm, unë jam më i vjetër, më i gjatë dhe më i gjerë se Messi”, theksoi me shaka Ronaldo.

    “Ai po kalon një sezon fenomenal dhe ai është njëri prej më të mirëve, si tani ashtu dhe në të gjitha kohërat. Unë po luaj mirë, dhe jam i kënaqur sepse e di që vitet e ardhshme do të jenë shumë të mira”.

    “Messi vs unë në ‘el Classico’? Messi dhe unë nuk jemi lojtarë që luajmë individualisht. Unë dua t’i ndihmoj Realit të fitojë tituj, ashtu si Messi Barcelonës. Shpresoj se Messi të vazhdojë të shënojë gola, por të shtunën ai nuk do të shënojë. Messi nuk luan vetë dhe bashkëlojtarët e tij janë për t’u lëvduar. Ai është fenomenal por edhe ata përreth tij janë gjithashtu. Barcelona është ekip shumë i kompletuar dhe neve na mungon një gjë e kësaj. Shpresoj se ne do bëhemi më të kompletuar”.

    “‘El Classico’? Do të jetë ndeshje e madhe, një ndeshje e veçantë. Por nuk do jetë as ndeshja e parë e as e fundit. Unë dua të fitoj që të jemi para tyre në tabelë. Nuk kam asgjë kundër Barcelonës pasi që jemi dy ekipet më të mira në Spanjë. Le të fitojë ekipi më i mirë dhe ai ekip të jetë Real Madridi”.

    “Hakmarrje për 2-6? Janë dy ndeshje të ndryshme me lojtarë të ndryshëm. Ne nuk e ndjejmë nevojën për hakmarrje. Ne e dimë se kjo ndeshje mund ta vendosë La Ligën. Ne kemi si synim ta fitojmë këtë ndeshje”, përfundoi Ronaldo.

      Ora është Tue May 07, 2024 8:33 pm