minitar

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
minitar

minitar


    Guti: Ky do jetë ‘el Classico’ i fundit për mua

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 109
    Points : 410
    Reputation : 0
    Join date : 18/03/2010

    Guti: Ky do jetë ‘el Classico’ i fundit për mua Empty Guti: Ky do jetë ‘el Classico’ i fundit për mua

    Mesazh  Admin Thu Apr 08, 2010 7:42 pm

    Guti: Ky do jetë ‘el Classico’ i fundit për mua


    Guti: Ky do jetë ‘el Classico’ i fundit për mua F.0408190818696_m



    ‘El Classico’ i të shtunës përveç se do e vendosë titullin në La Liga, do të jetë edhe derbi i fundit për Jose Maria Gutin, i cili pohon se nga sezoni i ardhshëm nuk do jetë më lojtar i Real Madridit.

    “E ardhmja ime është e qartë. Ky definitivisht do të jetë ‘el Classico’ i fundit për mua. Sipas situatës sot, nuk ka gjasa që unë të vazhdoj te Reali. Unë kam edhe një vit në kontratë por shpresoj se do të kuptohemi. Jam i sigurt se do të mirëkuptohem me Realin pasi që nuk ka gjasa që unë të qëndroj më këtu dhe dua të largohem”.

    “Nuk ka nevojë të bëhet dramë për gjithë këtë, koha kur do të luash më pak vjen për secilin dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Gjëja më e rëndësishme është që të largohem me dinjitet, sidomos nga një klub si Real Madridi”.

    “Unë mund të luaj edhe dy vite futboll. Ideja është që të shkoj në Angli, Itali, apo në ndonjë nga vendet Arabe. Varet nga ofertat. Numrin 14 do t’ia lë Xabi Alonsos sepse ai e do atë. Unë do të vazhdoj ta kem zemrën te Reali”, deklaroi Guti për radio Onda Madrid.

      Ora është Sun May 19, 2024 3:17 pm